• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shiriti përçan Francën, Tçuameni: Krenar që ma besuan, më pëlqen përgjegjësia

10/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në mungesë të Mbapesë dhe pas tërheqjen së Griezman, në Francë po bën shumë zhurmë çështja e kapitenit të ri, kush do të mbajë shiritin në 2 ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve?cuameniSipas asaj që është bërë e ditur dje nga “L’Equipe” këtë rol e ka kërkuar Majk Menja, një emër surprizë, por për të prerë hovin e portierit të Milan ka menduar trajneri Deshamp dhe stafi i tij të cilët kanë dalë kundër kësaj ideje pasi dëshirojnë që kapiten të jetë një lojtarë lëvizës. Disi kontradiktor ky shpjegim duke qenë se shirtitin e ka mbajtur për shumë vite Hugo Loris.

Ky vendim i Deshamp nuk është pritur mirë nga gardiani I Milanit. Gjithnjë sipas “L’Equipe”, kapiteni i ri i Francës do të jetë Oreljë Tçuameni, mesfushori i Realit të Madridit. Ai ka fituar balotazhin me Zhyl Kundenë e Barcelonës. As kjo zgjedhje e Deshamp nuk ka qetësuar ujërat pasi Majk Menja dhe një pjesë e mirë e lojtarëve nuk kanë qenë dakord. Kjo situatë e krijuar vërteton edhe një herë se atmosfera në radhët e përfaqësueses franceze nuk është shumë e qetë.

FJALA E TÇUAMENIT – Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka konfirmuar se mesfushori i Real Madridit, Oreljë Tçuameni do të jetë kapiten i Francës sot në 20:46 kundër Izraelit. Pas njoftimit mesfushori doli në konferencë shtypi duke deklaruar: “Është me shumë nder që e marr përsipër këtë përgjegjësi. Pata një bisedë me trajnerin dhe më pas ai më njoftoi për vendimin e tij. Sigurisht jam i lumtur dhe krenar. Gjëja më e rëndësishme për mua është të ndihmoj ekipin tim”. 24-vjeçari u pyet gjithashtu nëse emërimi i tij si kapiten u prit me unanimitet brenda grupit.

“Nuk e di nëse votimi ishte unanim. Është e rëndësishme që të gjithë të kenë të njëjtat ide, të duan të fitojnë ndeshje dhe të duan të paraqiten mirë. Ka liderë në mënyra të ndryshme, qoftë në fushë, në aspekt teknik, përmes fjalimeve dhe me shembuj konkretë. [Për të qenë kapiten] duhet të keni dy nga këto cilësi”.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vdekja e futbollistit të Panathinaikos, hetimet e para zbardhin detajet: Qëndroi pa shenja jete për 5 orë në pishinën e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.