Tuesday, 1. September 2026
Sport

Serie A çmendet në merkato! 10 transferimet më të shtrenjta të verës 2026

GS 01/09/2026 2 Min. Lesezeit

Afati kalimtar i verës në Serie A ka përfunduar dhe klubet italiane kanë bërë disa investime të mëdha. Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Gonçalo Ramosit te Milani, ndërsa “Rossonerët” zënë dy vendet e para në këtë listë.

Milani bëri goditjen më të madhe të afatit kalimtar veror me blerjen e Ramosit nga PSG-ja për një shumë rekord për klubin.

Gjithashtu, transferimi i Diego Moreiras mund të arrijë deri në 65 milionë euro, nëse aktivizohen të gjitha bonuset.

Juventusi renditet i treti me Randal Kolo Muanin, të cilin e bleu përfundimisht nga PSG-ja për një shumë që mund të arrijë në 50 milionë euro.

Në listë nuk janë përfshirë disa transferime ku klubet italiane aktivizuan këtë verë detyrimet për blerje pas huazimeve të sezonit të kaluar. Napoli, për shembull, aktivizoi blerjen e Rasmus Højlund për 44 milionë euro, ndërsa Juventusi bleu përfundimisht Loïs Opendën për 42 milionë euro.

Një tjetër investim i madh u bë nga Como, që shpenzoi rreth 60 milionë euro për të blerë 50 për qindëshin e mbetur të kartonit të Nico Paz nga Real Madridi.

Më poshtë janë 10 transferimet më të shtrenjta të verës në Serie A

Gonçalo Ramos – PSG → Milan: 74 milionë euro + bonuse

Diego Moreira – Strasbourg → Milan: 65 milionë euro me bonuse

Randal Kolo Muani – PSG → Juventus: 50 milionë euro me bonuse

Moise Kean – Fiorentina → Como: 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe transferimin përfundimtar

Jonathan Rowe – Bologna → Atalanta: 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe transferimin përfundimtar

Santiago Castro – Bologna → Roma: 35 milionë euro + bonuse

Curtis Jones – Liverpool → Inter: 35 milionë euro me bonuse

Djed Spence – Tottenham → Inter: 35 milionë euro me bonuse

Kerim Alajbegovic – Bayer Leverkusen → Juventus: 35 milionë euro me bonuse

Trevoh Chalobah – Chelsea → Como: 30 milionë euro + bonuse

Teilen: