• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova mbajti stërvitjen e fundit para udhëtimit në Lituani

10/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot (e enjte) seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Lituani, ku pasnesër (e shtunë), do të përballet me kombëtaren lituane në Kaunas, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje, e cila pritet me shumë interes, do të luhet në orën 15:00.

Në stërvitjen e sotme, u rikthye portieri Arijanet Muric, i cili mungoi në dy seancat e fundit për shkak të një lëndimi, ndërkaq për shkak të një lëndimi, mbrojtësi Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij teknik u fokusuan në detajet taktike të cilat janë shumë të rëndësishme për këtë sfidë.

Futbollistët punuan me intensitet të lartë, duke përmirësuar ndërveprimin mes reparteve dhe përgatitjen për situata të ndryshme që mund të paraqiten gjatë lojës në fushë.

Ekipi do të udhëtojë sot pasdite drejt Lituanisë, me optimizëm për të marrë një tjetër rezultat pozitiv.

Next Post

Mbrojtësi dardan ikën nga grumbullimi para udhëtimit drejt Lituanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.