Friday, 3. April 2026
Sport

Real Madrid-Barcelona, ‘El Clasico’ edhe në merkato

GS 11/10/2024 1 Min. Lesezeit

Gara e merkatos 2025 ka nisur që tani, sidomos në Spanjë. Sipas gazetës katalanase “Sport”, Real Madridi ka hyrë në garë me Barcelonën për qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah.

Duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të sezonit, ai mund të transferohet me parametra zero dhe kjo e bën lojtar më të kërkuar në treg.

“Los Blancos” ka hasur në vështirësi kryesisht nga Bayerni, klub i cili zakonisht nuk lë hapësirë që lojtarët e kombëtares gjermane të largohen nga Bundesliga.

Barcelona, ndërkohë, është e pozicionuar më dobët, sepse i duhet të shesë një mbrojtës për të arritur te Tah.

Sigurisht, nëse gjendja ekonomike nuk përmirësohet.

 

 

Teilen: