• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arabët investojnë 300 milionë euro në stadiumin e Atleticos dhe i ndryshojnë emrin

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një marrëveshje me vlerë gati 300 milionë euro është arritur së fundi mes drejtuesve të Atletico Madrid dhe investitorëve arabë për të ndryshuar emërtimin e stadiumit ku luan klubi “colchoneros”. Kështu, nga data 20 tetori, stadiumi i Atletico do të quhet “Riyadh Air Metropolitano”, duke i thënë lamtumirë emrit “Wanda Metropolitano.

Debutimi do të ndodhë që në ndeshjen ndaj Leganes në kampionat, siç konfirmon klubi madrilen. Një sponsorizim nëntëvjeçar me linjën ajrore saudite, deri në vitin 2033, e cila bëhet kështu “sponsorja më e rëndësishme në historinë e klubit”.

“Është nder të bëhemi partneri dhe të zgjasim bashkëpunimin tonë me Atlético de Madrid deri në vitin 2033. Të dyja kompanitë janë të motivuara për të arritur nivelet më të larta të suksesit dhe të kenë emrin tonë në një stadium aq emblematik”, thuhet në deklaratë. Ky investim pritet të ndikojë mjaft edhe në merkaton e skuadrës “colchoneros”, që synon të jetë protagoniste si këtë sezon edhe në të ardhmen. Disa blerje “big” u bënë këtë verë, por ato mund të vijojnë edhe muajt në vijim. 

Next Post

Haaland, legjenda e Norvegjisë, thyen rekordin 92-vjeçar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.