Monday, 16. March 2026
Sport

Daniel Nelson merr drejtimin e KB Peja

GS 11/10/2024 1 Min. Lesezeit

Klubi i basketbollit, Peja është bërë me trajner të ri.

Pas dorëheqjes së Rami Hadar, tani drejtimin e skuadrës pejane e ka marrë Daniel Nelson,.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Irlandezi Daniel Nelson është emëruar trajner i ri i KB Peja, dhe do ta marrë drejtimin e ekipit nga sot – duke qenë kështu kryetrajner i skuadrës që nga ndeshja me Sigal Prishtinën – që luhet nesër në orën 17:00.

40 vjeçari vjen në Pejë, pas eksperiencave të ndryshme në Gjermani, Rusi, Angli, Irlandë, Zelandë të Re, Qipro, Rumani, shkurt në Kosovë dhe së fundmi edhe në Holandë.

Teilen: