Sunday, 24. May 2026
Sport

Foda për debutimin e Shaipit: Bëri një ndeshje të mirë

GS 12/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan ngushtë 1:2 ndaj Lituanisë në udhëtim, në raundin e tretë në Ligën e Kombeve.

Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi shënuan për Kosovën, kurse portieri Amir Shaipi bëri një gabim në golin e pranuar.

Përzgjedhësi Franco Foda tha se ai bëri ndeshje të mirë, teksa për golin nuk mund të thotë diçka pasi i duhet ta rishikojë.

“Amir Shaipi luajti një ndeshje të mirë. Ishte ndeshja e tij e parë me Kosovën. Për golin e pranuar nuk mund të them shumë, pasi që nuk e kam parë, duhet rishikuar”, tha Foda.

Teilen: