• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sfida ndaj Dinamos, Shkëmbi me objektiv të qartë

18/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana kërkon të rimëkëmbet pas humbjes së parë ndaj Teutës. Pushimi I kampionatit ndoshta erdhi në momentin e duhur për bardheblutë, për tí mundësuar Bledi Shkëmbit për të rregulluar boshllëshqet apo mangësitë që ekipi ka shfaqur. Tani është përballja me Dinamon dhe tekniku i ekipit bardheblu e di se cfarë kërkon nga skuadra e tij

“Derbi është ndeshje e rëndësishme, por akoma më të rëndësishme janë pikët për. Vijmë pas dy javësh stërvitje, na ka shërbyer për disa lojtarë që nuk ishin në gjendjen e duhur fizike apo mungesat e rëndësishme që kishim. Derbi është gjithmonë i vështirë, luajmë kundër një kundërshtari që ka një skuadër të mirë, të investuar, që ka objektiva”.

Bledi Shkëmbi komentoi shkurtimisht spostimin e ndeshjes për në qytein e Vlorës

“Janë gjëra që nuk na përkasin ne, mua si trajner apo lojtarëve. Kemi për detyrë të bëjmë maksimumin në çdo fushë që do të luajmë”.

Aspekti që ngroh më tepër Bledi Shkëmbin është fakti se të gjithë lojtarët janë në dispozicion për takimin ndaj Dinamos, përvec Florjan Përgjonit.

“Në këtë ndeshje jemi pothuajse të plotësuar, me përjashtim të Përgjonit. Pjesa tjetër është gati, na vjen mirë për këtë pasi në javët e fundit kemi pasur shumë probleme me lojtarët”.

Next Post

Fantastik në prapavijë, Torino vihet pas “shtatlartit” shqiptar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.