“Mendoj se nga mënyra se si shkoi ndeshja, ishim më afër golit me 10 lojtaë. Duhet të ishim më të kujdesshëm në ato episode dhe duhet të shënonim. Si shkoi ndeshja, barazimi ishte i drejtë, por ne ishim më afër golit. Me gjykimin nuk merrem shpesh, por rasti i lojtarit të Teutës, mendoj i fundit, ishte karton i kuq.
Mendoj se ishte markim i mirë i Teutës, por problemi ishte të lëvizja e dytë e mesfushorit në qendër majtas, që u rregullua në pjesën e dytë po ne ishim në inferioritet numerik. Mendoj pjesërisht është diçka e re 4-2-4.
Bakajokos do t’i japim minuta se ka 3 muaj jashtë fushave. Ndërrimi i Kasës me Xhoel, që nuk ishte në formën më të mirë, ishte i nevojshëm”, u shpreh Tetova.