• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal tjetër në Serbi/ Përleshje e egër në ligën e futbollit në Vojvodinë, arbitri në ndeshjen Polet-Napredak nxorri 10 të kuq

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk u mor vesh mirë se ç’patën.

U duk se një ndeshje e thjeshtë futbolli në ligën rajonale të Vojvodinës në Serbi po mbyllej ashtu si shumë të tjera, veçse gjithçka ishte ruajtur për në fund.

Në kohën që arbitri kryesor vërshëlleu mbylljen e sfidës, dhe ai me lojtarët e dy ekipeve po takoheshin në mes të fushë, nisi një përplasje fizike, që u kthye në një betejë të vërtetë.

Po flasim për ndeshjen mes ekipeve Polet dhe Napredak, që u luajt në qytezën Nakovo, në kuadër të ligës rajonale veriore të Vojvodinës.

Vendasit fituan 3-1, por rezultati padyshim që u harrua për shkak të asaj që ndodhi.

Egërsia ishte e skajshme, sidomos nga ana e disa lojtarëve, dhe arbitri dha 10 kartonë të kuq.

Në këtë skandal morën pjesë edhe pjesëtarë të stafeve teknike të të dyja skuadrave, por edhe disa tifozë.

Policia e pati shumë të vështirë të vinte situatën nën kontroll, për shkak të sherri ishte vërtet masiv, ndërsa gazeta kryesore sportive në Serbi, “Sportski Zhurnal” njofton se skandali pati jehonë të madhe, dhe se fusha e ekipit vendas u dënua me 6 javë.

Po ashtu, disa lojtarë u përjashtuan nga 4 deri në 8 ndeshje, ndërsa frika është se këto ngjarje mund të ndodhin sërish në të ardhmen në ligat rajonale serbe, ndërsa futbolli I këtij vendi është I tronditur edhe nga akuzat për truki. /abcnews.al

Next Post

Miqësoret me Malin e Zi, Ahmataj: Fitoret na japin besim për kualifikueset e nëntorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.