• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ten Hag: Pashë skuadër me karakter, të gëzojmë 24 orë, pastaj…

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja 2-1 ndaj Brentfordit i dha fund një serie ndeshjesh pa fitore të Manchester United. Në fund të ndeshjes, Erik ten Hag vuri në pah karakterin e skuadrës, e cila në pjesën e parë u gjend në disavantazh.

“Kam parë një karakter të fortë të ekipit. Vendosmëria për të fituar pas një pengese shumë të madhe. Më pëlqeu shumë, ishte futboll shumë i mirë. Sigurisht që ne zemërohemi pasi pranojmë një gol”, ka shpjeguar Ten Hag, i cili kërkon të shmangë euforinë: “Ta shijojmë për 24 orë dhe pastaj vazhdojmë të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”.

Paraqitjet e dobëta të Manchester United e lanë skuadrën, para fillimit të raundit të 8-të të Premier League-s, në vendin e 13-të, çka shënonte fillimin më të keq të “Djajve të Kuq” në 35 vjet.

Por sipas Erik ten Hag, kjo ecuri nuk ka ardhur për shkak të paraqitjeve të dobëta.

“E vetmja ndeshje e keqe që luajtëm ishte kundër Tottenhamit, në të cilën mbetëm me 10 lojtarë. Në të gjitha ndeshjet e tjera tregojmë karakter dhe shpirt luftarak. Të mos e mbivlerësojmë këtë rezultat, është vetëm një fitore. Duhet të fitojmë gjithmonë”, ka deklaruar holandezi.

Next Post

Revanshi i Ernest Muçit/ “Ylli” kuqezi protagonist pas fillimit të keq të sezonit, Besiktas e kthen titullar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.