• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova përparon në ranglistën e FIFA-s

24/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka përparuar për tri pozita në ranglistën e re të FIFA-s, të cilën shtëpia e futbollit botëror e ka publikuar të enjten.

Fitorja ndaj Lituanisë dhe Qipros në fillim të këtij muaji në Ligën e Kombeve, mundësuan ngritjen e Kosovës në pozitën e 101-të me 1218 pikë.

“Dardanët” në ranglistën e re, kanë 13 pikë më shumë sesa në ranglistën e shkuar, në të cilën janë renditur në pozitën e 104-të.

Renditja në pozitën 101 është më e mirë që e ka arritur Kosova që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.

Në fakt, është në nëntorin e vitit 2023, Kosova ishte renditur në pozitën e njëjtë që është tani.

Krahas Kosovës, edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka përparuar në ranglistën e re të FIFA-s.

Shqipëria është ngritur nga pozita e 67-të në të 65-ën dhe tani ka 1379 pikë, dy më shumë sesa në ranglistën e kaluar.

Këtë muaj, Shqipëria u mposht nga Çekia dhe fitoi ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, sa i përket 10-të pozitave të para të ranglistës së FIFA-s, ato nuk kanë ndryshuar.

Argjentina mbetet e para, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Portugalia, Holanda, Italia dhe Kolumbia, e cila e mbyll top-dhjetëshen.

Next Post

Verstappen del hapur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.