Lajm i keq për Leipzigun në lidhje me gjendjen e Xavi Simons. Në një njoftim zyrtar klubi i Red Bullit shkruan se “Xavi, për fat të keq, pësoi një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së tij të majtë në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, për këtë arsye do të mungojë disa javë. Metoda e trajtimit ende nuk është vendosur”.
Çfarë ndodhi me futbollistin holandez?
“Ylli” holandez u desh të largohej nga fusha kundër ekipit të Slot pas 78 minutash me dhimbje dhe i ndihmuar nga mjekët e Leipzigut, në vend të tij hyri Poulsen.
Gjithçka ndodhi pas një goditjeje në portë dhe pasi u përpoq të shtrëngonte dhëmbët për një moment ai ngriti flamurin e bardhë dhe trajneri Marco Rose e zëvendësoi. Ai e ndoqi pjesën tjetër të ndeshjes kundër Liverpoolit në pankinë, por çaloi në dhomën e zhveshjes pas fishkëllimës së fundit.
Pas ndeshjes, trajneri Rose ishte shprehur i sinqertë për gjendjen e Xavi Simons: “Ai e ndrydhi kyçin e këmbës dhe tashmë ka dhimbje. Do të bëjmë një diagnozë të plotë të enjten dhe më pas do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Natyrisht ne shpresojmë se nuk është shumë serioze”.
Tani mbetet vetëm të kuptohet se sa do të qëndrojë jashtë mesfushori sulmues holandez, i huazuar nga PSG. Por si gjithmonë në këto raste, një dëmtim nuk të jep shpresë për një rikthim të shpejtë.