Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Futet si zëvendësues dhe realizon golin e përmbysjes, Armando Sadiku nuk di të ndalet në Indi

GS 24/10/2024 1 Min. Lesezeit

Armando Sadiku ka shënuar sërish në Indi. Sulmuesi shqiptar u aktivizua si zëvendësues në minutën e 32-të, ndërsa Goa po humbiste 1 me 0 në transfertën e Çenaijin.

bandicam 2024-10-24 17-12-43-930

Gjithçka ndryshoi më pas për klubin indian, që fillimisht barazoi me Sing në minutën e 45-të. Sadiku realizoi golin e përmbysjes përmes penalltisë në minutën e 51-të.

Kështu sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet, teksa ky ishte goli i gjashtë në pesë ndeshje të kampionatit. Duhet thënë se tre prej tyre kanë ardhur nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Goli i Armando Sadikut: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: