Friday, 13. February 2026
Formula 1

Karting sllallom, kualifikohet Kosova!

GS 25/10/2024 1 Min. Lesezeit

Karting sllallom, kualifikohet Kosova!

Ekipi i Kosovës në karting sllallom, i përbërë nga Rubina Krasniqi e Rion Tytynxhiu, e ka kaluar me sukses pengesën e parë në FIA Motorsport Games “Valencia 2024”.

Rioni e Rubina u treguan shumë të matur, të përkushtuar e të disiplinuar dhe në mesin e 22 shteteve pjesëmarrëse u renditën në pozitën e 11-të.

Dy garuesit tanë, garën e vazhdojnë të shtunën dhe janë optimistë se mund të shkojnë edhe më tutje.

Teilen: