Wednesday, 21. October 2026
Sport

MIA: S’është i vërtetë informacioni se Italia po dërgon forca policore në Shqipëri

GS 21/10/2026 1 Min. Lesezeit

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar ndaj një informacioni të rremë që po qarkullon në rrjetet sociale, sipas të cilit Italia po dërgon forca policie në Shqipëri.

Në njoftimin e saj, Agjencia thekson se ky pretendim është i pavërtetë.

“Asnjë forcë policore italiane nuk është dislokuar apo dërguar në territorin tonë sipas këtyre pretendimeve,” thuhet në reagimin e Agjencisë për Media dhe Informim.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të pabaza dhe të verifikojnë burimet para se t’i shpërndajnë ato.

/rtsh.al/

Teilen: