• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dani Olmo gati për ‘El Clasicon’ e parë në karrierë: Është ndeshja më e bukur në Europë

25/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dani Olmo u rikthye në fushë pas pesë javësh mungesë pas dëmtimit të pësuar në derbin ndaj Girona.

Sulmuesi spanjoll luajti pesëmbëdhjetë minutat e fundit të fitores 4-1 të Barcelonës kundër Bayern Munich në Champions League.

Tashmë, ai mezi pret të përjetojë emocionet e “El Clasico”, takim në të cilën katalanasit mbërrijnë si favoritë, pasi janë të parët në renditje.

“Në një ndeshje si kjo nuk ka asnjë favorit”, tha Dani Olmo për mediat.

“Është ndeshja më e mirë që mund të luhet në La Liga dhe në Europë. Ne mund t’i mposhtim me idetë tona dhe duam ta vërtetojmë këtë gjë në fushë”, ka shpjeguar më tej futbollisti katalanas.

Dani Olmo është përballur tre herë në karrierën e tij me Real Madrid, gjithnjë duke veshur fanellën e Leipzig.

Në sezonin 2022-2023 u përballën me “Los Blancos” në fazën e grupeve të Champions League, duke fituar 3-2.

Vitin e kaluar ata u takuan sërish në fazën e 16-të: Në ndeshjen e parë, në “Red Bull Arena”, ndeshja përfundoi 0-1, ndërsa ndeshja e kthimit në “Bernabeu” përfundoi në barazim (1-1).

Para dëmtimit të tij, Dani Olmo kishte luajtur tre ndeshje në La Liga për Barcelonën dhe e kishte gjetur gjithmonë rrjetën. Tani ai ndihet 100% i gatshëm të përballet me rivalin e tij të përjetshëm.

 

 

 

 

Next Post

Futbolli në zi! Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-futbollisti i njohur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.