Tuesday, 26. May 2026
Sport

Tifozi fiksohet nga kamerat duke qarë për Ronaldon, portugezi: Po e kërkoj!

GS 26/10/2024 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo ka munguar në duelin e Al Nassr këtë të premte, kundër Al Kholood. Natyrisht, duke qenë “ylli” më i madh i skuadrës, shumë tifozë u zhgënjyen që CR7 nuk ishte as në stadium në këtë takim. Njëri prej tyre, në fakt, tërhoqi vëmendjen e lojtarit.

Një fans është parë duke qarë thuajse me dënesë teksa këndonte emrin e “yllit” portugez, i cili më pas ka zbuluar në rrjetin social X synimin e tij për ta gjetur dhe takuar këtë tifoz: “Po e kërkoj! Faleminderit për çdo informacion.”

Teilen: