Wednesday, 27. May 2026
Sport

KH Rahoveci me short të vështirë Kupën Evropiane

GS 29/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci nuk ka pasur aspak fat në shortin për raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Rahoveci të përballet me skuadrën e njohur nga Rumania, Minaur Baia Bare.

Kështu që, misioni i hendbollistëve të Rahovecit për të eliminuar edhe një kundërshtar këtë sezon në Kupën Evropiane, do të jetë tejet i vështirë.

Minaur Baia Mare ka përvojë të gjatë dhe të suksesshme në garat kontinentale, duke pasur parasysh se sezonin e shkuar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane, ndërsa në vitin 2022 luajti në finale.

Ndeshja e parë ndërmjet Rahovecit dhe Minaur Baia Bare luhet më 23 apo 24 nëntor në palestrën “Mizahir Isma”, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Rumani.

Rahoveci për herën e dytë rresht po paraqitet në gara evropiane, ndërsa këtë sezon në raundin e dytë eliminoi Bocholtin e Belgjikës.

Teilen: