Wednesday, 27. May 2026
Sport

Boban nuk sheh si favorit Milanin: Napoli për titull, kuqezinjtë ende me probleme

GS 29/10/2024 1 Min. Lesezeit

Zvonimir Boban ka skanuar përballjen e sotme të orës 20:45 mes Milanit dhe Napolit. Në fjalën e tij për “SKY”, kroati ka theksuar se:

boban

“Napoli ende është në rindërtim e sipër. Sezonin e pati filluar me një modul tjetër. Konte është i mirë, nuk hoqi dorë nga Kvara dhe Politano për modulin e tij dhe ndryshoi, më pas mesfusha nuk e kënaqi dhe ndryshoi sërish për të pasur ekuilibër.

Napoli është tashmë në majë dhe ka gjasa të qëndrojë në luftë për shumë kohë i favorizuar edhe nga mungesa në turne të tjera, çka është një avantazh i madh.

Milani e ka më të vështirë me një trajner jo-italian dhe me plot probleme, megjithatë kuqezinjtë kanë cilësi për të thënë fjalën e tyre”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: