Edhe pse Bajern nuk pësoi gol në fitoren 0-5 kundër Bohumit në transfertë, dobësia në mbrojtje mbetet një problem gjermanët. Mbi të gjitha, koordinimi midis dy qendërmbrojtësve Kim dhe Daiot Upamekano po i shkakton probleme të mëdha bavarezëve, duke pasur parasysh stilin e rrezikshëm të lojës së Vinsent Kompani.
Eksperti i “DAZN”, Sebastian Kneisl, është thelbësisht i bindur për cilësinë e dy mbrojtësve, por dyshes i mungon lidershipi i nevojshëm në fushë. As Kim dhe as Upamekano nuk janë në gjendje të plotësojnë rolin e “shefit” të mbrojtjes. Nga këndvështrimi i Kneisl, Bayern do të duhet të shtojë më shumë personel mbrojtës deri në verën e vitit 2025.
PISTA “VAN DAJK” – Emri Van Dijk qarkullonte në Sabener Strase gjatë pranverës. Në atë kohë klubi më i titullar në tokën gjermane ishin të interesuar masivisht për 33- vjeçarin. Mbrojtësi holandez është i lidhur vetëm kontraktualisht me Liverpulin deri në fund të sezonit dhe do të jetë i disponueshëm falas në verën e vitit 2025. Me më shumë se 300 ndeshje në Premier Ligë dhe mbi 50 paraqitje në Champions, “Tulipani” padyshim ka përvojën e nevojshme për të marrë rolin e shefit të mbrojtjes. Qendërmbrojtësi nuk është vetëm kapiten i Liverpulit, por edhe i kombëtares holandeze.
OFERTA E JUNAJTID – Largimi i Alfonso Dejvis nga Bajerni duket se po bëhet gjithmonë e më shumë realistë. Përveç perspektivave afatgjata të Real Madridit, Mançester Junajtid ka filluar të kërkojë edhe mbrojtësin e majtë. Sipas portalit spanjoll “todofichajes.com”, zyrtarët e “Djajve” kanë kontaktuar tashmë me kanadezin. Në fund të fundit, për shkak të kontratës së tij që përfundon në 2025, ai lejohet të negociojë me punëdhënësit e rinj të mundshëm nga janari. Në përputhje me rrethanat, gjiganti i Premier Ligës i ka bërë tashmë një ofertë konkrete kanadezit. Sa e lartë do të jetë? Kjo nuk është e qartë nga raporti. “Sky” kohët e fundit kishte raportuar se interesi i Junajtid për Dejvis ishte në rritje.
Krahas situatës konkurruese, problem për skuadrën e Mynihut janë edhe kërkesat financiare të 23- vjeçarit. Sipas raportit të “Sport BILD”, Alfonso jo vetëm që kërkon një rritje të ofertës aktuale në Mynih me një pagë vjetore prej 16 milionë euro, por edhe pagesa shtesë të bonusit. Por dera e rinovimit duket se ende nuk është mbyllur plotësisht. Agjenti Huzeh kohët e fundit sinjalizoi hapjen për negociata të mëtejshme dhe i tha portalit “TSN” : “Unë gjithmonë kam thënë, nëse Bajerni dëshiron të diskutojë diçka, ne mund të flasim për të në sallën e takimeve”. Mbetet mister se cila do të jetë fanella që do djersijë sezonin e ardhshëm Dejvis, aty ku çdo ditë gara për të siguruar shërbimet e kanadezit po bëhet akoma edhe më “e nxehtë”.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL