Humbësi më i madh i edicionit të “Topit të Artë” për vitin 2024 është padyshim Vinicius. Braziliani shihej nga të gjithë si favoriti për të fituar, por mësoi të hënën në mëngjes se trofeu nuk do të bëhej i tiji dhe bashkë me Realin, bojkotoi ceremoninë në Paris.
Spanjollja “Relevo” ka zbuluar se dëshpërimi i Vinicius ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe për faktin se deri një ditë më parë ai kishte qenë plotësisht i bindur se “Topi i Artë” do të mbante emrin e tij. Nga kjo siguri, edhe pse ekipi vinte pas një humbje turpëruese në “El Clasico”, ai kishte organizuar një festë private me rreth 20 persona të afërm të tij të dielën në darkë.
Jo vetëm kaq! Braziliani kishte bërë gati edhe dhuratat për shokët e skuadrës që e kishin ndihmuar për t’u bërë një emër kandidat për “Topin e Artë”. I njëjti burim shpjegon se Vinicius u kishte premtuar të gjithë lojtarëve të Realit nga një orë Rolex., aq i bindur ishte se do të ishte ai fituesi, derisa mori lajmin e hidhur në drekën e të hënës.
PANORAMASPORT.AL