Ekipi i Golden State rikthehet te fitorja në NBA, pasi mposhti 124-106 New Orleans.
Vendimtar për ekipin e Warriors, ku mungoi Stephen Curry, ishte stoli, nga ku erdhën 51 pikë.
Për miqtë, dyshja Ingram-Williamson realizoi 61 pikë, por që s’mjaftuan.
Fitorja e dytë radhazi për Denver, që triumfoi 144-139 në fushën e Brooklyn pas kohës shtesë, në një ndeshje spektakolare. Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 18 rebound e 16 asist, teksa të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 12 pikë.
Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Dallas, që mundi 120-114 Minnesota.
Për miqtë shkëlqeu Kyrie Irving, autor i 35 pikëve. Ekipi i Sacramento, falë 28 pikëve e 11 rebound të Sabonis, mundi 113-86 Utah Jazz, me këta të fundit që nuk kanë asnjë fitore në NBA këtë sezon.
Rezultatet
Brooklyn – Denver 139-144
Minnesota – Dallas 114-120
Utah Jazz – Sacramento 86-113
Golden State – New Orleans 124-106