• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli feston në “San Siro”, kuqezinjtë 11 pikë larg kreut, Ramadani shkëlqen në fitoren e Lecce-s

30/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni perfekt deri tani i Napolit të Antioni Kontes u tregua edhe në San Siro në ndeshjen më të fortë të javës së 10 të kampionatit Italian. Jugorët mundën Milanin 2 me 0 duke shtuar presionin ndjeshëm kundrejt Interit dhe Juventusit që luajnë sot.

Napoli shfrytëzoi mungesat e rëndësishme të kuqezinjve dhe ia doli përmes efikasitetit në fazën ofensive të dalë me duart plot nga transferta kundër një rivali direkt, që në fillim një vendosje e gabuar e qendrës së mbrojtjes vendase bëri që miqtë të kalonin  në avantazh përmes Lukakut. Milani nuk qëndroi duarkryq dhe reagoi fort duke dominuar kundërshtarin, duke qëndruar gjithë  kohën afër zonës mik mirëpo konkretizimi me Musah në dy raste dhe me Cukuezen dhe Moratën ishte i dobët.

Madje në momentin më të mirë kuqezinjtë morën edhe golin e dytë pas një gjuajtje të bukur nga distanca të Kvaratshkelia dhe reagimin e dobët të portierit Majk Menjon. Nisja e të dytës ishte sërish e mirë për të zotët e shtëpisë mirëpo goli i shënuar nga Morata dhe i anuluar nga sistemi Var i prehu krahët skuadrës së Fonsekes. Aktivizimi i Pulisic që ishte me gjendje gripi dhe i Leaos, bënë që Milani të krijonte 2-3 raste të tjera për shënim, por tentativat nuk mjaftuan që kuqezinjtë të shmangnin humbjen..humbje që tani distancën me 11 pikë nga Napoli edhe pse kanë një ndeshje më pak.

Skuadra e Fonsekes megjithë dëshirën tregoi se pa kualitete si Rejnders, e Teo Hernandez të pezulluar, Pulisic me gjendje gripale dhe Leaon që nuk merret më në konsiderate nga trajneri, objektivat sezonal janë që tani të kompromentuar.

Në takimet e tjera të javës së 10 të Series A, spikati fitorja e Bolonjës në transfertë kundër Kaljarit 2 me 0 falë golave të Orsolinit dhe Odgard, si dhe suksesi i rëndësishëm 1 me 0 i Lecces në duelin direkt të mbijetesës kundër Veronës. veç golit të Dorgu në fillim të pjesës së dytë tek Lecce spikati edhe mesfushori kuqezi Ylber Ramadanit ndër më të mirët. Verona e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë. /vizionplus.tv

Next Post

Shqipëri-Çeki, shiten të gjitha biletat e ndeshjes së 16 nëntorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.