Thursday, 28. May 2026
Sport

Zamorano: U mërzita, zikaltrit kanë lindur për vuajtje

GS 30/10/2024 1 Min. Lesezeit

Ivan Zamorano ka folur për barazimin që Interi arriti kundër Juventusit, duke thënë se u mërzit shumë për mënyrën si shkoi ndeshja.

“Isha në stadium me tim bir, i cili gjithashtu është sulmues. U mërzita sepse ishte një ndeshje që Interi duhet ta kishte fituar patjetër. Barazimi nuk ishte i duhuri sepse Interi ishte një skuadër superiore në fushën e lojës.

Skuadra bëri një sforco të madhe dhe duhet që të fitonte patjetër.

Dy golat e pësuar në fund nuk ishin të bukur. Por ne jemi Interi dhe duhet që të vuajmë gjithmonë.

Ata 2 gola avantazh duhet që të menaxhoheshin me më shumë inteligjencë. Por kam parë shumë impenjim nga lojtarët”, tha Zamorano.

Teilen: