• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amorim nuk nxitohet për stolin e Junajtidit: Tani vendimin e kam unë në dorë

31/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Amorim këmbëngul se asgjë nuk është vendosur ende për kalimin e tij në “Old Trafford”.

amorim

Mediat u dyndën në Portugali për atë që mund të ishte ndeshja e fundit e 39-vjeçarit në stol, pasi Sportingu mundi Nacionalin 3-1 në çerekfinalen e Kupës së Ligës Portugeze mbrëmjen e së martës. Por Amorim këmbëngul se ai mbetet i fokusuar në dëshirën që Sportingu të bëhet fitues i titullit dhe Kupës.

“Kjo nuk ndryshon. Nuk kam asgjë të re për të thënë në këtë moment. Asgjë nuk është vendosur ende. Nuk e di nëse është ndeshja e lamtumirës apo jo”. Duke folur më vonë në konferencën e tij për shtyp në portugalisht, Amorim tha: “Ka qenë deklarata e klubit (pagimi i klauzolës nga ana e Junajtid) dhe kjo është e vetmja gjë që ata kanë për momentin. Ka interes nga Junajtid, është pagesa e një klauzole dhe pastaj, kur të kem diçka më konkrete do t’ju them, sepse është gjithmonë zgjedhja ime. Kur nuk është vendosur gjithçka, në një mënyrë apo në tjetrën, nuk ka kuptim të flasim më shumë, sepse në të kundërt do të krijojmë zhurmë. Nuk do të them asgjë të pavërtetë, sepse nuk kam asgjë për të thënë”.

I pyetur nëse dëshironte që të largohej drejt Mançesterit, Amorim u përgjigj: “Nuk kemi arritur në atë pjesë. Klubi flet me një klub tjetër dhe më pas ju bëni hapin tjetër me trajnerin. Dhe nëse dua të shkoj apo jo, do ta them më vonë. Nuk do ta them. Gjithçka ka mbetur është vendimi im. Unë do të tregoj gjithçka. Duhet të presim”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Broja gati për kthim në terren, takim me tifozët e Evertonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.