Friday, 29. May 2026
Sport

Elbasani turpërohet në shtëpi nga Dinamo, rezultati është befasues

GS 05/11/2024 1 Min. Lesezeit

Dinamo ka turpëruar në shtëpi Elbasanin, pasi e mposhti me shifrat e thella 5-0.

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të nga Zabërgja dhe në të 31-ën Meksi i dyfishoi ato.

Më pas Zabërgja realizoi sërish duke e vulosur pjesën e parë me 3 gola.

Në pjesën e dytë Elbasani jo vetëm që nuk reagoi por pësoi sërish, kësaj here nga Bregu i cili shënoi dygolësh.

Tigrat verdheblu u larguan nga stadium pa përfunduar ndeshja me një zhgënjim të madh.

Me këtë fitore skuadra e Dajës ngjitet në vendin e 3-të me 20 pikë ndërsa vendasit ngelin në vendin e 5-të me 16 pikë.

Teilen: