Mario Baloteli, u rikthye të luajë në një ndeshje të Serisë A pas plot 4 vitesh. Sulmuesi italian u aktivizua në minutën e 86-të, në duelin ndaj Parmës, ku skuadra e tij Xhenoa triumfoi me rezultatin 0-1.
Interesant është fakti se pas vetëm 6 minutash në fushë Baloteli u ndëshkua me karton të verdhë, më konkretisht në minutën 90+2’. Pavarësisht se vitet ikin, duket se Mario nuk ndryshon kurrë për sa i përket sjelljes së tij.
Ndeshja e fundit që Baloteli ishte aktivizuar ishte 12 maji i vitit 2024, me fanellën e Adana Demirspor, ku e mbylli duke u ndëshkuar me karton të kuq.
PANORAMASPORT.AL