Monday, 31. August 2026
Sport

Asllani gati për Arsenalin

GS 05/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori I Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani është plotësisht gati për ndeshjen kundër Arsenalit, të cilën Interi e luan në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje luhet të mërkurën prej orës 21:00 në Itali, ndërsa Asllani pritet të jetë në stol për këtë përballje pasi sapo është kthyer nga lëndimi.

Asllani i mungoi Interit në fitoren 1:0 ndaj Venezias vikendin e shkuar në kampionat, por është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit dhe nuk ka shfaqur telashe.

22-vjeçari këtë sezon ka vetëm 6 paraqitje për ekipin italian, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Teilen: