Monday, 31. August 2026
Sport

Reali dëshiron anësorin e Liverpoolit në janar, por Slot bëhet ‘barrierë’

GS 07/11/2024 1 Min. Lesezeit

Nëse ka një gjë që nxori në pah humbja e Realit të Madridit në shtëpi kundër Milanit, është nevoja për përforcime të reja në mbrojtje, veçanërisht në krahun e djathtë ku, me dëmtimin e rëndë të Dani Carvajal, vetëm Lucas Vazquez mbeti në dispozicion.

Për këtë arsye, “Los Blancos” thuhet vendosur të përshpejtojnë presionin ndaj Trent Alexander-Arnold, të cilit i skadon kontrata qershorin e ardhshëm me Liverpoolin.

Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga “Marca”, për momentin, “The Reds” nuk janë të hapur për lamtumirën e hershme të lojtarëve të cilëve u skadon kontrata (dy të tjerët janë Salah dhe Van Dijk).

Arne Slot, trajner i Liverpoolit, që mori përsipër trashëgiminë e rëndë të Jurgen Klopp në Anfield korrikun e kaluar, tha se ishte shumë i kënaqur me skuadrën aktuale, duke përfshirë ata të cilëve u skadon kontrata. E njëjta gjë vlen edhe për Federico Chiesas, ish-lojtar i Juventusit, i cili është shndërruar në mister në Anfield.

Teilen: