Monday, 31. August 2026
Sport

Gjoni Palokaj të shtunën në Bratisllavë para sfidës së re në Oktagon

GS 07/11/2024 1 Min. Lesezeit

Me rekord prej 9 fitoreve e tri barazimeve dhe pa asnjë humbje, Gjoni Palokaj luftëtari i MMA në kategorinë Oktagon deri në 63 kg, të shtunën do të ketë përballë sllovakun Karol Rysavy.

Meçi mbahet në Bratisllavë prej nga është edhe kundërshtari i prizrenasit Palokaj, e të cilin d të ndeshet në sallën që ka kapacitetin e 13 mijë ulëseve.
Të gjitha biletat janë shitur për mbrëmjen e meçeve kur do të luftojë edhe Palokaj.

Ajo që bjen në sy për të keq nga mediat në Sllovaki, është injorimi i luftëtarit shqiptar, duke mos i dhënë fare publicitet Palokajt që shihet si e qëllimshme duke ditur cilësitë dhe prejardhjen e Gjonit.

Gjoni në garën Oktagon është i shtati në listë, dhe në formë të lartë, e që gjithherë fitoret i kremton me flamurin kombëtar, derisa premton se ky injorim i medias sllovake, i jep edhe më shumë motiv, për të shënuar fitoren e radhës.

Dihet që sllovaku paraqitet para publikut të vet, por Gjoni premton se do ta mposht edhe kundërshtarin edhe të gjithë ata që e injorojnë këtë meç.

Teilen: