Monday, 31. August 2026
Sport

Neymar – Ronaldo, ky mund të jetë lajmi më i bujshëm

GS 07/11/2024 1 Min. Lesezeit

Diario Sport ka dalë me një lajm të bujshëm për merkaton e janarit. Duket se Al-Hilal po mendon një operacion spektakolar, duke zgjedhur lojtarin që nuk e priste askush.

Sipas raportimeve, klubi nga Arabia Saudite planifikon të largojë përfundimisht yllin Neymar, duke qenë se ky i fundit ka probleme të vazhdueshme me dëmtimet dhe nuk ka performuar.

Në vend të tij mund të transferohet ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo. Ky është objektivi i ri brenda Arabisë Saudite, duke qenë se Cristiano ndryshon situatën kudo ku shkon.

Do të ishte hera e parë që dy klube të Arabisë Saudite vihen në garë duke i marrë një lojtar skuadrës rivale. Ronaldo, si gjithmonë, është përjashtimi.

Teilen: