• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus-Torino, derbi i parë për Thiago Mottën

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi i Torinos mbërrin në javën e 12-të të Serie A, e planifikuar për nesër në “Allianz Stadium”, prej orës 20:45.

Në konferencën për shtyp, trajneri Thiago Motta bëri bilancin e çështjeve të momentit dhe derbit të tij të parë në Mole: “Ndjesitë janë të mira, sepse e shoh ekipin në formë, me qëndrimin e duhur. Në prag të sfidave të tilla atmosfera është e veçantë, mendojmë këtu edhe tifozët tanë. Pra, duhet të japim maksimumin, të luajmë një ndeshje të madhe”.

Çfarë është e veçantë për këtë “Derby della Mole”?

Rëndësia e një derbi dihet, qyteti e jeton atë intensivisht, ashtu si ne. Janë ndeshje të mira për t’u luajtur, ekziston atmosferë e veçantë, të dyja skuadrat janë të vetëdijshme për rëndësinë. Ne do të duhet të luajmë një ndeshje të mrekullueshme për të dalë me tri pikët.

Si u kthye skuadra nga Lille në nivel fizik?

Shumë mirë, kemi pasur 3 ditë rikuperimi. Unë e shoh shumë mirë skuadrën, kam besim në angazhimin e të gjithëve, si nga fillimi, ashtu edhe gjatë ndeshjes. Do të hyjmë në ndeshje të karikuar 200%. Kjo vlen për cilindo që do të luajë, nga fillimi apo gjatë lojës.

A keni pasur mundësi të njiheni me qytetin?

Sinqerisht, nuk jetoj shumë në qytet. Sidoqoftë, ndihem i privilegjuar, sepse gjatë gjithë karrierës sime kam pasur fatin të jetoj në një qytet të bukur. Sot jam i privilegjuar të jem në një ekip të madh dhe të jetoj në një qytet të tillë kaq futbolldashës.

 

Next Post

Mbappe e pranon se nuk i pëlqen stili i lojës së Ancelottit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.