Monday, 31. August 2026
Sport

Pedri zbulon stilin e ri të drejtimit të katalanasve: Me Flik s’ka gjoba, por nuk luan

GS 08/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzalez, ka qenë i ftuar në një emision të veçantë në Spanjë. Në këtë emision ai ka folur për mjaft tema.

pedri flik

Por një nga kuriozitetet për të cilën i është kërkuar një fjalë janë oraret strikte që ekzistojnë në këtë profesion. Jo vetëm sepse duhen respektuar rreptësishtë, por edhe për pasojat e të mos qenit i përpiktë. Një nga masat janë gjobat për shembull.

Por Pedri ka nënvizuar se Flik nuk është i tillë. “Me Flikun gjërat janë të qarta. Me atë nuk ka gjoba. Me Flikun situata është e tillë, nëse mbërrin me vonesë në stërvitje, thjesht nuk luan. Ka trajnerë që vendosin gjoba për çdo minutë. Me Ksavin ishte 5 mijë euro gjobë për 5 minuta vonesë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: