• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Silvinjo ktheu Baren në Kombëtare, trajneri i Zaragozës jep lajmin e keq

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Keidi Bare është kthimi i madh i trajnerit Silvinjo në listën e Kombëtares shqiptare.

Mesfushori është zhdukur nga listat kuqezi që kur Silvinjo vendosi ta linte jashtë Euro 2024, por pas një starti të mirë të edicionit me Real Zaragozën ku u transferua gjatë verës, ai më në fund rifitoi vendin e tij në radhët e ekipit kuqezi.

Për fat të keq, lojtari është prej dy javësh i dëmtuar dhe ndonëse është në listën kuqezi, mundësitë janë shumë të mëdha që të vijë në Shqipëri vetëm “për vizitë”. Kjo shihet nga fjalët e sotme të trajnerit të Saragozës, Viktor Fernandez, në konferencë për mediat.

Ai ka theksuar se nuk ka grumbulluar Baren për sfidën e kampionatit në fundjavë, pasi ai nuk është gati as për të qenë në stol.

“Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por nuk është në gjendje as për të qenë i grumbulluar”, shpjegoi ai.

Një mesazh i qartë se Bare nuk ishte ende në formë për t’u stërvitur, e jo më për të luajtur, duke paralajmëruar se edhe këtë radhë, mesfushori nuk do të luajë një rol në radhët e Kombëtares shqiptare.

Next Post

Atletikë/ Smajlaj mbyll karrierën, gati kandidatura për President i Federatës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.