Neymar Junior duket se nuk do të ketë të ardhme tel Al Hilal. Në janar, me hapjen e merktos dimërorë, sulmuesi i famshëm brazilian me shumë mundësi do të kërkojë një destinacion të rë.
Që kur iu bashkua klubit nga Arabia Saudite rreth një vit e gjysmë më parë, “ylli” brazilian ka dhënë kontribut në 428 minuta në total.
Ai ka shënuar vetëm një gol me këtë fanellë dhe la asistuar për gol në tri raste. Shuma zyrtare të cilën ai e ka arkëtuar çdo vit është 100 milionë euro, por me të gjitha shpërblimet dhe marrëveshjet me klubin, besohet se kjo shumë është shumë më e lartë, jo 200 milionë euro siç thuhet shpesh, por që shkon në 120 milionë.
Pas kthimit në fushë pas më shumë se një viti pushim për shkak të një lëndimi në gju, “asi” brazilian pësoi një lëndim të ri që do ta mbajë jashtë fushës për disa kohë.
Nëse paga e tij është 120 milionë euro dhe ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar tri herë, është e lehtë të llogaritet se sa para merr nëse i shikoni këto statistika veç e veç.
Më interesante janë shumat që tregojnë se sa paguhet për çdo minutë të luajtur ose çdo prekje të topit.
Të ardhurat e Neymar tek Al Hilal:
Për gol: 120 milionë euro
Për asistim: 40 milionë euro
Për ndeshje: 17.1 milionë euro
Për prekje të topit: rreth 306 mijë euro
Për minutë të luajtur: rreth 280 mijë euro.