• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Egnatia-Vllaznia në RTSH, Tetova kërkon tifozët në stadium: Vllaznia rival direkt për titull!

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia pret në Rogozhinë ekipin e Vllazninë për të zhvilluar duelin e vlefshëm për javën e 13-të të Superiores. Ndeshja që do të mbahet në stadiumin “Arena Egnatia” dhe do të transmetohet direkt në RTSH Sport në orën 14:00. Në konferencën për shtyp trajneri i skuadrës vendase tha se “Vllaznia po kalon një moment të mirë. Sigurisht, ka një sulm që ka shënuar më shumë se të gjithë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e kujdesshme. Fokusi kryesor është te ekipi im. Me Vllazninë është ndeshja e radhës. Sigurisht që është një kundërshtar direkt për pritshmëritë që kemi ne, por mendoj që të bëhet më e mira”.

Mes të tjerash Edlir Tetova pohoi se: “Gjendja e skuadrës është ë mirë, përveç Kasës, që vazhdon të vuajë dëmtimin e ndeshjes me Laçin. Por mendoj që grupi është drejt fokusit kryesor, i gjithë i bashkuar. Ç’është e vërteta gjatë këtyre javëve kemi pasur kurbë në lojë dhe rezultate. Shpresojmë që të gjejmë vazhdimësinë për këtë gjendje të mirë”.

Sa u përket tifozëve në stadium Tetova pranoi se skuadra kishte nevojë për praninë e tyre në stadium. “Mendoj se ne kemi nevojë për tifozët, si çdo ekip. Por një qytet i vogël siç jemi ne, të gjithë duhet të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën”, komentoi Tetova mbi këtë argument.

Next Post

Nuk po bind te United, gjiganti italian e rikthen Hojlund në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.