FC Barcelona dhe Nike janë shumë pranë firmës të një marrëveshjeje të re për të zgjatur bashkëpunimin e tyre. Për të aprovuar një hap të tillë krerët më të lartë të Barcelonës kanë mbajtur edhe një mbledhje urgjente.
Marrëveshja përfshin një bonus rinovimi, i cili mësohet se është rreth 158 milionë euro. Thuhet se kjo shifër do të shkojë në arakat e klubit katalanas në disa këste.
Përveç këtij bonusi Barcelona do të përfitojë për 10 vite plot 127 mln euro në sezon.