Monday, 31. August 2026
Sport

Suhareka ’23 në horizont, mbyllen përgatitjet e Gjilanit

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Gjlanit ka lënë prapa ndeshjen e fundit kampionale dhe është e përqendruar masksimalisht në duelin e radhës kampional ndaj FC Suhareka ’23.

“Me ritëm të lartë dhe vetëbesim të besuarit e Ardian Nuhiut kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së shtunës.

Gjithë grupi është në dispozicion, përjashto kapitenin Edison Kqiku, i cili ka pësuar ropturë në pulpën e këmbës së djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të pacaktuar.

Mëngjesin e së premtes ekipi ka zhvilluar provën e fundit gjenerale dhe është gati për testin e së shtunës.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Suhareka ’23 zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13.00 në stadiumin ndihmës në Gjilan”, ka njoftuar SC Gjilani.

Teilen: