Juventusi kërkon fitoren e radhës në Itali, këtë herë në një ndeshje delikate siç është Derbi ndaj Torinos.Tiago Mota pritet të hedhë në fushë skuadrën më të mirë të mundshme që ka për momentin duke parë edhe mungesat e shumta. Trajneri bardhezi nuk pritet të bëjë rotacion këtë përballje me Di Gregorion që do të vendoset sërish mes dy shtyllave.
Në mbrojtje Kambiazo dhe Kabal pritet të mbulojnë fashën e krahëve, ndërsa Gati e Kalulu konfirmohet edhe njëherë si dyshja e qendrës së mbrojtjes.
Në mesfushë do të jetë sërish dyshja Lokateli-Turam që kanë treguar se dinë të kombinojnë mirë me njëritjetrin, sidomos së fundmi. Sa i përket repartit të sulmit, do të jetë 4-tërshja që tashmë duket sikur është e pazëvendësueshme. Fransisko Konseisao, Teun Kopmeiners dhe Kenan Jildiz do të mbështesin pas shpine sulmuesin serb Dushan Vlahoviç.PANORAMASPORT.AL