Monday, 31. August 2026
Sport

Vedat Muriqi: Luaj me zemër si për Majorkën, ashtu edhe për Kosovën

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur në një intervistë për “ESPORTS IB3”.

Ai ka thënë se gjithmonë luan me zemër, si me klubin, po ashtu edhe me kombëtaren.

“Vedat Muriqi gjithmonë luan me zemrën e tij, së pari dhe pastaj me mendjen e tij për çdo gjë, me Mallorcan lë shpirtin tim dhe po ashtu me vendin tim, sepse duhet të jesh kështu”, ka thënë ai për median spanjolle.

Vedat Muriqi këtë edicion të garave ka dy gola të shënuar me Majorkën dhe po aq i ka edhe me Kosovën.

Teilen: