Monday, 31. August 2026
Sport

Juventus Serava shijon fitoren e parë!

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Juventus Serava shijon fitoren e parë!

Klubit të futsallit Juventus Serava i duhej java e pestë për të shijuar fitoren e parë në kampionatin maqedonas.

Më në fund bardhezinjtë nga Çairi morën rezultatin e shumëpritur, fitore me goleadë pas disa rezultateve negative, duke  mposhtur Kegi Mobi me rezultat 7-2, në “Enver Idrizi”.

Furkan Shabani i ka shënuar tre gola, kurse nga njëherë shënuan edhe Armando Alijeviq, Ismail Abdullahu, Jusuf Jakupi dhe Gzim Bakiu.

Teilen: