– Juventusi mbetet i pamposhtur në derbin e Torinos në 35 nga 36 ndeshjet e fundit të Serisë A. 26 fitore dhe 9 barazime për bardhezinjtë, ndërsa ndeshja e fundit mes tyre është ndalur në barazim pa gola 13 prillin e kaluar.
– Juventusi nuk është mposhtur në 18 ndeshjet e fundit të Serisë A përballë Torinos (13 fitore, 5 barazime) duke e mbajtur portën të paprekur në 8 nga këto përballje, duke përfshirë edhe dy të fundit. Bardhezinjtë mund të koleksionojnë tri derbe pa pësuar gol këtë herë, diçka që nuk ndodh që prej vitit 2018.
– Juventusi ka siguruar 13 fitore dhe 5 barazime në 18 ndeshjet e fundit në kampionat ndaj Torinos, duke përfshirë 12 ndeshjet e luajtura në shtëpi. Kundër asnjë skuadre tjetër, bardhezinjtë nuk kanë luajtur kaq shumë ndeshje radhazi pa humbur në shtëpi.
– Juventusi nuk po humbet në Serinë A prej 19 ndeshjesh (7 fitore dhe 12 barazime) dhe është skuadra e vetme në kampionatet më të rëndësishme me këtë ecuri. “Zonja e Vjetër” ka arritur ta mbajë portën të paprekur në 12 nga 19 ndeshjet e luajtura.
– Torino ka humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Serinë A, ku në 2 të fundit nuk ka arritur dot të gjejë as rrugën e rrjetës. Nëse mposhtet edhe nga Juventusi pa shënuar gol, Torino do të vendosë një statistikë të tillë që prej shkurtit dhe marsit të 2014.
– Sfida mes këtyre dy skuadrave vendos përballë ekipin që ka pësuar më pak goditje dhe atë që ka pësuar më shumë. Juventusi ka pësuar 93 goditje nga të cilat 27 në kuadrat, ndërsa Torino ka pësuar 188 goditje nga të cilat 58 në kuadrat (pa aq sa Venecia).
PANORAMASPORT.AL