Përfaqësuesja e Kosovës ka publikuar listën pëtrzgjedhëse për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës në muajin nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dardanët luajnë më 15 nëntor ndaj Rumanisë në udhëtim, kurse tri ditë më vonë e presin Lituaninë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.
Për këto dy ndeshje shumë të vlefshme, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur t’i ftojë 24 futbollistë, ndërsa 10 lojtarë tjerë janë në listën rezervë.
Risi e këtyre ndeshjeve do të jete rikthimi i Besart Celinës.