Monday, 31. August 2026
Sport

Fonseka i beson një 16-vjeçari vendin e Moratës?

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Fonseka ka paralajmëruar befasi në përballjen e nesërme kundër Kaljarit.

Trajneri i Milanit ka vendosur të “kopjojë” Barcelonën, e cila njihet për besimin që i jep lojtarëve të rinj në moshë.

Kreu i pankinës së kuqezinjtë ka njoftuar në konferencën e sotme për shtyp se Kamarda do të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Ky do të jetë debutimi me një fanellë titullari në Serinë A për lojtarin 16-vjeçar, i cili do të zërë vendin e Alvaro Moratës në majën e sulmit..

Teilen: