Monday, 31. August 2026
Sport

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franko Foda ka ftuar 34 futbollistë të ndarë në dy lista për ndeshjet e nëntorit.

Më 15 nëntor në Bukuresht kundër Rumanisë dhe më 18 nëntor në Prishtinë kundër Lituanisë, Dardanët do të zhvillojnë dy duelet e fundit të Ligës së Kombeve.

Aktualisht Kosova është e dyta në grup me 9 pikë, pas Rumanisë, por në seri pozitive prej tri fitoreve rresht.

Për duelet e fundit për këtë vit, Foda ka rikthyer Vedat Muriqin e lënduar, por edhe Bersant Celinën pas një kohe të gjatë.

Ndërkohë në listën rezervë janë edhe Astrit Selmani, Drilon Hazrollaj dhe Muhamed Hyseni.

Risi e këtij grumbullimi është Baton Zabërgja që luan me Dinamo Cityn në Shqipëri.

Grumbullimi i kombëtares bëhet të hënën kur edhe nisin përgatitjet e ekipit.

Teilen: