Me rastin e 50 vjetorit të tij, legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero ka dhënë një intervistë mjaft interesante për “Sky Sport” duke zbuluar disa nga momentet kyç në kohën e tij te Juventusi.“Në atë periudhë flitej shumë për të ardhmen time te Milani ose Juventusi. Sezonin përpara se të firmosja me Juven shkova në Verona për të parë Juventusin. Ishte hera ime e parë për mua që shkoja në një ndeshje të Serisë A. Kisha një takim me Bonipertin, që e kishte mbyllur në atë moment marrëveshjen me Padovën. Për mua ishte një ikonë, një person fitues. Hyra brenda me agjentin tim dhe më tha: ‘Firmos këtu, për shifrat mos u shqetëso, e vendos unë më vonë’. Kështu unë firmosa një kontratë 5-vjeçare në një letër të bardhë”.
LARGIMI- “Vendimi për t’u larguar nga Juvja ka lindur disa muaj më parë. Skuadra nuk po ecte mirë dhe në atë periudhë po flitej shumë për kontratën time dhe pagën e lartë. Unë gjithmonë e kisha sqaruar se ajo gjë nuk më ka interesuar, por bëhej më shumë nga njerëzit që na donin të keqen. Për këtë arsye kam bërë një deklaratë publike që mund të firmosja në letër të bardhë sërish. Kjo gjë ishte e qartë që nga viti 2006 kur zbritëm një kategori më poshtë. Çfarë më ka ndodhur më këtë fanellë, nuk e kam përjetuar në asnjë vend tjetër”.
SERIA B- “Kur hyja në fushë dhe mendoja se para 1 muaj unë isha në Berlin duke ngritur në qiell Kupën e Botës. Të qëndroja edhe në Serinë B ishte zgjedhja ime. Momenti ishte dramatik, sidomos për mënyrën si të tjerët na shihnin. Kishte shumë urrejtje për ne, por kam luajtur me lojtarë të jashtëzakonshëm atëherë”.
ZIDAN- “E kam pasur edhe shokë skuadre edhe kundërshtar. Ajo që më ka pëlqyer më shumë ka qenë fakti se mes nesh ka pasur shumë kimi. Ai u bë “Zidani” te Juvja, e më pas tregoi gjithçka edhe te Real Madridi sepse fitoi edhe Ligën e Kampioneve”, tha ndër të tjera Del Piero.
PANORAMASPORT.AL