Monday, 31. August 2026
Sport

VIDEO/ Uzuni, tjetër gol për Granadan, ‘mesazh’ Sylvinhos para ndeshjeve të nëntorit

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Myrto Uzuni feston një tjetër gol në Spanjë me Granadan. Sulmusi shqiptar zhbllokoi takimin me Eldensen në kuadër të javës së 14-të të La Liga 2 pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Për 29-vjeçarin ky ishte goli i shtatë në kampionat në 13 ndeshje ku është aktivizuar. Para se të mbyllej pjesa e parë, Boye realizoi golin e dytë për Granadan.

Goli i Uzunit

Teilen: