Monday, 31. August 2026
Sport

Veselinovic: Dimamo, kundërshtare e fortë, Kote ‘diamant’ i futbollit shqiptar

GS 09/11/2024 2 Min. Lesezeit

Veselinovic, trajner i Partizanit, falënderoi futbollistët dhe tifozët për qasjenqë patën në ndeshjen derbi ndaj Dinamos.

“Ndiej detyrë të falënderoj djemtë tanë, për qasjen, motivimin dhe si e përballuan këtë ndeshje. Po ashtu shpreh mirënjohje për të gjithë stafin për punën për këtë ndeshje, faleminderit edhe tifozëve për përkrahjen. Dua të them që kemi luajtur ndaj një kundërshtari mjaft cilësor. Dinamo prej më shumë se dy muajsh nuk ka humbur ndeshje, para ca ditësh ka fituar me Elbasanin me lojë e rezultat. Dhe nuk është aspak e lehtë të luash e përgatitesh për një kundërshtar të tillë. Ndërsa sa i përket qasjes e lojës sonë, këtë ia lë publikut ta analizojë.

Rritja në lojë: “Nëse e keni ndjekur ecurinë e këtij ekipi, nëse shihni zhvillimin si në aspektin individual dhe ekipor, ai është i dukshëm. Por jemi ekip shumë i ri. Është ende në fazën e zhvillimit dhe ky ekip ka ende për të mësuar gjëra thelbësore në futboll.

Aktivizimi i të rinjve: “Detyra jonë në përgjithësi është të luajnë të gjithë dhe të jenë të gatshëm të ndihmojnë ekipin në raport me kundërshtarin. Personalisht i dua shumë dhe i admiroj të rinjtë, kënaqem kur punoj me ta dhe në gjithë karrierën. Kote është një diamant i futbollit shqiptar”.

Sakrifica e Carës: “Kam dëgjuar kohët e fundit shumë kritika për Carën, por ka shënuar dy herë e ka dhënë asiste, ka sakrifikuar për ekipin siç kanë bërë edhe Rrapaj e të tjerë. Dua të shpreh mbështetjen për Kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet e vështira që ka. Do të jem fizikisht i pranishëm në stadium dhe do të sjell një energji pozitive”.

Raporti me lojtarët: “Mbase kjo është pyetje me lojtarët, duhet të pyesni ata si ndihen, por unë jam shumë i kënaqur dhe i motivuar”.

 

 

 

 

 

Teilen: