Monday, 31. August 2026
Sport

Debutoi kundër Milanit, si u vlerësua paraqitja e Sherrit nga shtypi italian!

GS 10/11/2024 1 Min. Lesezeit

Për Alen Sherrin detyra nuk ka qenë e lehtë ditën e djeshme. Në “Unipol Domus” të Kaljarit, ishullorët prisnin Milanin ndërsa për shqiptarin bëhej fjalë për ndeshjen e parë historike në Serinë A italiane.

Duke parë kontekstin në të cilin ndodhej edhe gazetat më të njohura sportive italiane i kanë vendosur nota kaluese provës së Sherrit edhe pse nxorri nga rrjeta plot tri herë topin.

Gazetat italiane dhe notat

LA GAZZETTA DELLO SPORT – 6

CORRIERE DELLO SPORT – 5,5

TUTTOSPORT – 5,5

Teilen: